Makineria e frikshme CR7, sa shumë humbet Spanja

Nëntë vite tek Real Madrid dhe idhulli i tifozerisë, por nga sot pjesë e Juventusit. Kristiano Ronaldo mund te thuhet se bëri lëvizjen më të bujshme të kësaj merkatoje dhe jo vetëm. Pas finales së Champions League ai e tha publikisht se po e mendonte largimin, por tani është zyrtare. Juventus ka afruar një nga yjet më të mëdhenj të momentit në planet.

Për 9 vite me “galaktikët”, Ronaldo ka arritur të fitojë çdo trofe të mundshëm. Plot 451 gola në 438 ndeshje: shifra të frikshëm për një futbollit. 4 Champions të fituar në 5 vite dhe 3 radhazi, 2 La Liga dhe 2 Kupa Mbreti, por edhe 2 Superkupa Spanje. Në aspektin personal CR7 ka arritur që të fitojë 4 “Topa të Artë”, si dhe është shpallur dy herë lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Gjithashtu portugezi ka fituar 3 herë “Këpucën e Artë”.

Spanja humbet një prej lojtarëve më të mirë, ndërsa në anën tjetër Italia i gëzohet një prej transferimeve më të bujshme të kryera ndonjëherë. Dëshira e lojtarit për t’u larguar ka pasur një peshë shumë të madhe në këtë transferim, që është kryer për shifrën e 105 milionë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online