Magjia e Kupës franceze, 15 mijë km dhe deri në Polinezi për një tur!

A e dini pse kupat janë padiskutim ndër kompeticionet më magjike në futboll? E thjeshtë! Mund të marrin pjesë të gjitha skuadrat, nga kategoritë më të ulëta e deri në elitë… Të gjithë duke respektuar turet përkatëse, por sidomos duke respektuar një “itenerar”, aty ku shkruhen ose lihen gjurmë të historisë…

Momente nga ndeshja Tefana-Rodez

Në këtë aspekt, Anglia është pdiskutim vendi ku edhe nëse je një ekip amator, mund të përballesh në kupë, mjafton që të kesh pak fat dhe të bësh mrekulli…

Skuadra e Rodezit, kategoria e trete franceze

Por, edhe Franca nuk bie poshtë. Madje, ajo që ia vlen të theksohet është veçantia në faktin se në Kupën e Francës marrin pjesë të gjitha skuadrat e kolonive franceze të ndara në të gjithë botën. Regjistrohen, marrin pjesë. Dhe, të qëllon edhe që të udhëtosh edhe një ditë për të shkuar në një transfertë… Nuk e besoni? Epo, ja ku e keni. Shikoni më poshtë…

Distanca e frikshme…

Kjo është distanca prej 14.939 kilometrash. Distanca e përshkruar nga Rodez, ekipi i kategorisë së tretë franceze, për t’u përballur me Tefana, skuadra e Tahitit, në turin e parë të Kupës.

Tefana, gjate nje ndeshje kampionati

Dhe kështu, mes shkallëzimit dhe ndryshimit të orareve, pas 1 dite dhe 7 orësh, udhëtimi i Rodezit në Tahiti është realizuar me sukses. Dhe, përpos këtij udhëtimi, Rodez ka lënë mënjanë lodhjen duke fituar 3-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online