Një dhuratë për Bulqizën, biznesmeni i njohur ringjall futbollin

Bulqiza ka shumë pak gjëra për t’u krenuar e zbavitur, ndoshta asgjë, sepse qyteza në rrethin e Dibrës është vetëm 40 km larg Tiranës, por është aq e izoluar, saqë duhen disa orë për të shkuar deri aty me makinë nga kryeqyteti. Është një vend ku edhe dielli konsiderohet një luks, jo më futbolli, që ka vdekur prej vitit të shkuar dhe askush nuk e ka vënë ujin në zjarr, pavarësisht lutjes së tifozëve dhe lojtarëve. Edhe këtë vit bashkia refuzoi të investojë për ekipin, që kërkon fonde për t’u regjistruar në Kategorinë e Tretë, aty ku luhet me sistem grumbullimi për të provuar ngjitjen në Kategorinë e Dytë, ku fillon e vjen erë futboll.

Megjithatë, Sport Ekspres mëson se apeli për ndihmë nga Bulqiza nuk ka rënë në vesh të shurdhët. Një ndër biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Ballkanit, Samir Mane, i cili investon në gjithçka, nga turizmi tek industria e minierave, ka vendosur të ndihmojë qytezën e vogël, ndër më të varfrat dhe të braktisurat nga shteti shqiptar ndër vite.

Mane ka marrë impenjim që të investojë në ringritjen e skuadrën, në regjistrimin e saj në Kategorinë e Tretë, në infrastrukturë dhe jo vetëm kaq, sepse ka premtuar një skuadër dinjitoze futbolli, dhe gjithashtu ka premtuar se do të krijojë edhe skuadër femrash, për të nisur nga zero një realitet të ri, që do të përfaqësonte Bulqizën dhe gjithë krahinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online