Shifrat, Luftëtari i këtij sezoni nuk është larg atij të vjetshmit

Sezoni mund të ndryshojë edhe brenda një jave, sa hap e mbyll sytë. Mjaftojnë dy fitore rresht për ta bërë natën ditë dhe kjo i ka ndodhur Luftëtarit. Kur mundej në Shkodër pak javë më parë, Luftëtari zbriste në vendin e parafundit dhe shihte me frikë nga e ardhmja, por më pas erdhi një barazim plot vuajtje ndaj Flamurtarit dhe nisi kthesa e madhe, me dy fitore rresht, ndaj Kamzës e Partizanit. Tani bilanci është shumë i mirë: 16 pikë në 15 ndeshje, golaverazh -2, mbrojtje jo aq e keqe sa mendohet, sepse Kukësi ka pësuar vetëm një gol më pak për shembull, 17.

KRAHASIMI – Të gjithë kujtojnë me mall Luftëtarin e sezonit të shkuar, futbolli i bukur, pretendimet për Europë, e të tjera. Megjithatë, faktet janë kokëforta dhe ndoshta pakkush ka vënë re diçka interesante: Luftëtari i vjetshëm pas 15 javësh kishte vetëm 18 pikë, dy më shumë se Luftëtari aktual. Diferenca? Ndoshta qetësia që kishte në punën e vet Mlladen Milinkoviç, ndryshe nga ky sezon i nisur ters, me zgjedhjet e gabuara për drejtimin e skuadrës. Hasan Lika pak nga pak ka rikthyer qetësinë në ambient dhe drejtuesit e klubit po binden që është rruga e duhur. Nëse arbitrat në disa ndeshje (kujto krimin Luftëtari-Teuta 2-3) do të ishin më të drejtë e të ndershëm, Luftëtari do të ishte e pakta me aq pikë sa ishte edhe vjet në këtë kohë. Kuriozitet tjetër, edhe vjet dy fitore rresht Luftëtari i mori për herë të parë në dhjetor, me një rritje niveli në mënyrë graduale, pak a shumë si këtë sezon. Po atëherë, pse kanë frikë në Gjirokastër? E thjeshtë, këtë sezon ekipe si Laçi e Kamza kanë kaluar çdo parashikim, Flamurtari është kthyer në nivele të larta dhe në një kampionat si i yni, me 10 ekipe e pak diferenca, hendeku mes kreut e fundit është shumë i vogël. Nëse pastaj ndonjë ndeshje shkon ters për fatin e keq e ndonjë tjetër vidhet me stil nga ndonjë gafë arbitrale, atëherë frika është normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online