Magani konfirmohet, por ka dy ndeshje kohë

Trajneri aktual nuk preket për momentin, por e ardhmja varet nga rezultatet. Klubi sheh alternativat nga tregu i huaj

Teuta u mund edhe nga Skënderbeu, duke pësuar humbjen e tretë rresht në kampionat dhe renditja sa vjen e ndërlikohet, sepse fitoja mungon prej 5 ndeshjesh. Në fillim të sezonit drejtuesit e Teutës habitën të gjithë, duke nisur të pëshpëritnin pak si shpesh se Teuta do të luftonte për një vend në kupat e Europës dhe tek-tuk u përmend edhe fjala titull. Ndoshta kjo është gafa e drejtuesve durrsakë, që infektuan edhe trajnerin Gugash Magani dhe lojtarët, që në gusht e pas fitoreve të para sezonale e rritën dukshëm shënjestrën, duke harruar që Teuta është ribërë këtë verë dhe nuk ka shans të rivalizojë për kreun me emra si Skënderbeu, Kukësi e Partizani, për shembull. Pas humbjes së djeshme Magani u shpreh se të ardhmen e tij e kishin në dorë drejtuesit: “Jam i hapur për çdo vendim të presidentit pas tri humbjeve. Është trajneri ai që mban përgjegjësi”. Megjithatë, në Durrës nuk gabojnë sërish dhe është vendosur që Magani të vazhdojë punën, pa asnjë kusht, aq më shumë që tashmë kalendari bëhet më i thjeshtë dhe një fitore të shtunën në Lushnje do të sillte kthesën e shumëpritur. Ndonëse Magani është konfirmuar dhe vazhdon punën, Teuta nuk qëndron duarkryq dhe po studion edhe alternativat, nëse gjithçka shkon keq në javët e ardhshme. “Sport Ekspres” mëson se drejtuesit e Teutës kanë nisur edhe kontaktet paraprake me menaxherë të huaj, pasi synimi është që të gjendet një trajner i aftë të punojë mirë me të rinjtë.

Lushnja e Laçi, jetike për trajnerin

Në shtatë javët e para të kampionatit Teutës ka grumbulluar 7 pikë dhe ka vetëm dy pikë më shumë se Luftëtari dhe Vllazninë që ndajnë me njëra-tjetrën vendin e parafundit. Në Durrës tashmë nuk ka rrugë tjetër veçse të rikthehen te fitorja, madje në të dy takimet e fazës së parë, fillimisht me Lushnjes dhe më pas me Laçin në “Niko Dovana”. Verdhejeshilët pozicionohen në vendin e fundit dhe të shtunën i mundi 0-3 skuadra e Laçit dhe është mundësia më e mirë për të fituar. Tri pikët në këtë takim janë detyrim, ndërkohë që në javën e fundit të kësaj faze me kurbinasit do kërkohet gjithashtu maksimumi. Sezonin e shkuar Teuta mori nëntë pikë ndaj Laçit, duke bërë që të ndryshonte traditave e viteve të fundit në përballjen me bardhezinjtë, që në fakt nga vjet kanë ndryshuar shumë. Marrja e gjashtë pikëve në këto dy takime do përforconte pozitat e Maganit dhe do kthente normalitetin te Teuta, që më pas fazën e dytë e nis me një transfertë të vështirë me Luftëtarin në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online