Llapi i rrëmben kreun Prishtinës, Ardit Jaupaj ndal kampionët e Kosovës

Llapi e ka seriozisht këtë sezon dhe sot dha një sinjal të fortë, duke fituar 2-1 në Drenicë. Sinani e Daku në pjesën e parë gjetën golat e fitores që vlen kthimin në krye të Superligës së Kosovës, me 24 pikë në 12 ndeshje.

Prishtina kryesuese e Mirel Josës u ndal te barazimi 0-0 në fushën e Dritës, rezultat i pritshëm, duke parë ecurinë sezonale të dy skuadrave.

Flamurtari është dënuar për dhunën në ndeshjen e fundit dhe është urdhëruar t’i zhvillojë ndeshjet në Podujevë. Sot Flamurtari barazoi 2-2 ndaj kampionëve në fuqi të Trepçës ’89, duke luajtur mjaft mirë dhe duke qenë pranë fitores. Ish-sulmuesi i Partizanit, Ardit Jaupaj, ishte heroi i kuqezinjve, me dy gola, por Trepça ’89 barazoi me Shpëtim Idrizin fillimisht dhe me sulmuesin Oto Xhon në fund të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online