“Madrileni” Kurtua: Sot përmbusha një ëndërr

Tiobo Kurtua është prezantuar ditën e sotme në Madrid. Edhe pse ishte zyrtarizuar që mbrëmjen e djeshme, sot presidenti Florentino Perez ka dalë para medieve me portierin më të ri të Realit dhe më pas e ka shoqëruar edhe në fushën e Santiago Bernabeos, ku portieri i ri është përshëndetur me tifozët.

Në konferencën për shtyp, “gardiani” është shprehur mjaft entuziast, duke theksuar se kjo ka qenë një ëndërr për të dhe se ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot. Belgu ka nënshkruar për 6 sezone me kampionët e Europës. Për të është një rikthim në Madrid, pasi në të shkuarën është aktivizuar në radhët e rivalëve të qytetit, Atletiko Madrid.

“Sot unë po realizoj një ëndërr dhe dua t’i falënderoj të gjithë. Ata që më njohin e dinë mirë se sa shumë kam punuar për të qenë këtu. Dua të falënderoj klubin e Realit, që ka besuar tek unë. Unë  gjithnjë jap më të mirën time. Kam luajtur si rival me Realin dhe e di se çdo të thotë të përballesh me një skuadër të tillë. Unë dua që të jem në një nivel sa më të lartë me këtë skuadër. I falënderoj të gjithë, në veçanti familjes time që është shumë e speciale për mua dhe më në fund jam me ta”.

Në Madrid Kurtua do të gjejë rivalitetin e Kelor Navas, i cili është shprehur se nuk e mendon largimin nga Reali.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *