Kombëtarja e Madagaskarit shkroi historinë duke u kualifikuar në “Kupën e Afrikës 2019”, falë fitores 1-0 ndaj Guinesë Ekuatoriale. Kjo është hera e parë që Madagaskari përfaqësohet në këtë kompeticion, pas vitesh të tëra zhgënjimesh të njëpasnjëshme.
Por, krahas gëzimit të milionave personave në ishullin e Madagaskarit ka dhe një problem të madh që prek më së shumti gazetarët dhe komentatorët, që do mbulojnë turneun madhor të futbollit afrikan. Arsyeja ka të bëjë me mbiemrat tmerrësisht të gjatë të futbollistëve të kombëtares së Madagaskarit, që janë shumë të ndërlikuar.
Stefan Raheriharimanana, Paskal Razakanantenaina, Zotsara Randriambololona, Lalaina Nomenjanahary, Ando Rakotondrazaka… etj. Këto janë disa nga emrat e futbollistëve të kombëtares, ndoshta si rrallëherë do të duhet që lojtarëve tu thuhet vetëm emri, ose t’i kërkohet ndonjë nofkë, pasi emrat e lartpërmendur do të trullosnin edhe komentatorët më të zotë.