Lushnja, të gjithë shpresat te merkatoja

Sekretari i klubit verdhejeshil, Irakli Zaka, vlerëson punën e trajnerit Hysen Dedja, pavarësisht rezultateve    

Arjan Likja

Lushnja ka hasur vështirësitë që priteshin në këtë kampionat, teksa kontingjenti i saj nuk ishte i plotë për të përballuar garën e fortë të Superiores. Por më shumë skuadra myzeqare ka vuajtur mungesën e një fushe stërvitore dhe shumicën e kohës ka punuar në kushte shumë të vështira. Me 8 pikë në renditje, Lushnja është më e rrezikuara për rënien nga kategoria, por drejtuesit, stafi teknik dhe futbollistët e saj nuk dorëzohen. Me shpresën se në merkaton e dimrit do të bëjnë plotësimin e grupit me elementët e nevojshëm, lushnjarët shpresojnë për një ecuri më të mirë në gjysmën e dytë të kampionatit. Javët e fundit skuadra ka dhënë shenja pozitive, që kulmuan me fitoren në Kukës, por për të arritur objektivin e mbijetesës duhet stabilitet në lojë dhe në rezultate.  

ZAKA – Zyrtari i klubit verdhjeshil, Irakli Zaka, është në një linjë me kryebashkiakun Fatos Tushe, i cili konfirmoi pak ditë më parë trajnerin Hysen Dedja në krye të Lushnjës, pavarësisht se kjo skuadër qëndron në vend të fundit. Për “Sport Ekspres”, sekretari i klubit myzeqar vlerëson punën e trajnerit shkodran: “E kam ndjekur pothuajse në çdo seancë stërvitore punën e trajnerit Hysen Dedja. Puna e tij është mjaft serioze dhe profesionale. Pa dyshim, puna e një trajneri varet nga rezultatet, që për hir të së vërtetës Dedjes i kanë munguar. Në ekip ka frymë pozitive dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë në vazhdim. Ky ekip është krijuar nga ish-trajneri Artan Bano, prandaj nuk isha dakord me dorëheqjen e tij në mes të fazës së parë. Minimalisht, Bano duhej ta vazhdonte punën me ekipin deri në gjysmën e kampionatit. Trajneri i ri tashmë ka në dispozicion merkaton e dimrit për të ndërhyrë në skuadër. Drejtuesit e bashkisë i kanë ofruar mbështetje maksimale trajneri Hysen Dedja, sipas mundësive financiare që kanë”, – ka thënë sekretari i klubit lushnjar, Irakli Zaka. Tifozët lushnjarë presion me shumë interes të mësojnë lëvizjet që do të bëhen gjatë kësaj periudhe në merkato, edhe pse e dinë shumë mirë se lojtarë cilësorë është shumë e vështirë të gjesh në dimër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online