Apeli i gjirokastritëve: Mbani titullarët!

Tifozët e Luftëtarit kanë reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar nga drejtuesit të mos shesin lojtarët më të mirë dhe të ngrenë zërin për gjykimin  

Gëzim Beqiri

Ndeshjet e fundit të Luftëtarit kanë treguar se skuadra ka ardhur në formën e duhur. Në 4 javët e fundit, ndaj  Flamurtarit, Kamzës, Partizanit dhe Kukësit, ka grumbulluar 10 pikë, më shumë se në 12 takimet e mëparshme. Në këtë situatë, në rrjetet sociale, por edhe në takimet direkte me drejtues të klubit, donatorë dhe presidentin Tavo, të gjithë kërkojnë të mbahet ky grup futbollistësh.

TIFOZËT – Nga grupimet e tifozëve gjirokastrite ”Shqiponjat Bluzi” dhe “Ultras Luftëtari” ka reagime dhe komente të shumta për të mbajtur në ekip ata që përflitet se mund të largohen nga Luftëtari. Fjala është për lojtarë shumë të rëndësishëm si Abazaj, Bregu dhe Rroca e ndonjë tjetër. Presidenti Tavo ka thënë pas fitores në Kukës do të përpiqet t’i mbajë këta lojtarë deri në fund të sezonit. ”Edhe nëse atyre u kanë përfunduar kontrata, bëni çmos të mbeten te Luftëtari”, – është e përbashkëta e kërkesave të tifozëve, të cilët gjykojnë se me ardhjen në krye të ekipit të trajnerit Lika skuadra ka funksionuar mirë dhe ka kapërcyer situatën e vështirë të fillimit të kampionatit. Presidenti Tavo ka pohuar se po mendon të sjellë në ekip përforcime, që Luftëtari të jetë edhe më i fortë. Vasil Shkurtaj nuk mjafton dhe drejtuesit po kërkojnë të tjerë lojtarë, por po bëjnë shumë kujdes, duke mos i besuar çdo menaxheri. Trajneri Lika duhet të bindet për çdo lojtar që do të bashkohet me Luftëtarin në vazhdim. Ai kërkon të ketë edhe një stol të mirë, që të mos gjendet në vështirës në çdo lloj situate. Janë afruar disa futbollistë të rinj, të konsideruar talente, por pak janë aktivizuar.

APELI PËR GJYKIMIN – Tifozët e Luftëtarit kërkojnë nga presidenti Grigor Tavo të jetë më kërkues ndaj FSHF-së në lidhje me gjyqtarët, pasi mjaft i kanë rënë në qafë Luftëtarit. Alla, Koçi, Hamiti, Xhaja, Ziri dhe Sadiku janë ata që e kanë penalizuar dukshëm Luftëtarin. Tifozët duan që drejtuesit e klubit të ngrenë zërin për këto padrejtësi, në mënyrë që ekipi të marrë atë që meriton në fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online