Kërkotiç-Kukësi, sot ndahet “shapi nga sheqeri”

Mesfushori dhe kampionët do të qartësojnë të ardhmen e tyre. Malazezi nuk pranon të largohet, pasi nuk mund të luajë në një skuadër tjetër para qershorit

Jurgen Zela

Merkatoja e verës te Kukësi u konsiderua si një nga më të suksesshmet, por fusha e lojës nuk e përkrahu këtë mendim. Pjesa më e madhe e lojtarëve që u afruan gjatë merkatos së verës janë larguar. Milosh Kërkotiç ishte një  nga lojtarët që menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin u konsiderua jashtë planeve për pjesën e mbetur të sezonit. Një ditë më vonë është njoftuar dhe menaxheri i tij dhe vetë lojtari për vendimin që është marrë. Kundërshtimi nga pala e malazezit ka qenë i prerë, duke mos e pranuar pretendimin se 30-vjeçari nuk ka zbatuar rregulloren e klubit dhe sjellja e tij ka qenë e papranueshme. Kërkotiç la skuadrën e Mladost Podgoricës në verë për të nënshkruar me kampionët e Kukësit. Në të tilla kushte, malazezi e kishte menduar që së pak deri në verën e ardhshme të mos “divorcohej“ me verilindorët, pasi nuk do të kishte mundësi që të nënshkruante me një skuadër tjetër. “Sport Ekspres” raportoi se drejtuesit e Kukësit dhe lojtari do të uleshin për të biseduar ditën e sotme, për të zgjidhur këtë problematikë. Sigurisht që lojtari i qëndron në mënyrë kategorike pretendimit për largim, pasi do të “digjte” veten, por në krahun tjetër Kukësi mund të bëjë një marrëveshje, por duke i ulur rrogën mesfushorit. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë sot.

Mundësia e shpëtimit për Alijevin dhe Kërkotiçin  

Rauf Alijev dhe Milosh Kërkotiç nuk dhanë atë çfarë të gjithë prisnin te Kukësi. Azeri është larguar përfundimisht, ndërsa malazezi është drejt asaj rrugë, të dy kanë një problematikë në këtë çështje, pasi deri më tani kanë luajtur me dy skuadra dhe rregullorja e FIFA-s e thotë qartë që një lojtarë mund të luajë vetëm në 2 skuadra. Gjithsesi, është parashikuar dhe mundësia si për rastet e dy lojtarëve të sipërpërmendur dhe një pikë në rregullore specifikon 13 kampionatet se ku lojtarët të cilët mund të transferohen dhe të konsumojnë dhe lëvizjen e tretë. Nga kampionati i Kazakistanit, Bjellorusisë, Moldavisë, Irlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Ishujve Faroe, Finlandës, Norvegjisë dhe deri te ai i Suedisë lojtarët që kanë luajtur me dy skuadra mund të kërkojnë shpëtim. Sigurisht nuk është e lehtë, por të paktën është një “varkë” shpëtimi dhe për ata që dështojnë si në raste konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online