Lushnja shpërfytyrohet, Çuko ia vë fajin motivimit

0

E fundit në renditje, e rënë nga Superiorja, por dinjitoze deri javën e shkuar, duke luftuar. Sot Lushnja ishte ndryshe, luajti dobët dhe duket qartë që nuk e kishte shumë mendjen te futbolli i luajtur. Partizani mund të jetë superior sa të dojë, por në Shqipëri rrallë sheh rezultate të tilla dhe 6 gola Partizani aktual do 1 muaj t’i shënojë.

Pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës Dritan Çuko është justifikuar me rënien e motivimit në skuadër, edhe pse është çudi që lojtarë që duan të sigurojnë bukën e gojës dhe të bien në sy të ndonjë ekip, t’ia varin sezonit që në shkurt.

“Kishim të rast me Sefën, por më pas ai u dëmtua dhe me kalimin e minutave e vuajtëm sulmin e kundërshtarit. Më pas, kur pësuam dy gola, nuk kishte më as motivim, pasi dihen cilësitë e kundërshtarit. Na duhet që të flasim me lojtarët dhe drejtuesit dhe të shohim se çfarë mund të riparojmë”, u shpreh Çuko.

“Nuk kemi parë më fushë me përmasat e fushës që luajmë, kushtet e stërvitjes janë të tilla, nuk është shfajësim. Dhe për gjendjen fizike jemi munduar ta mbajmë, por është shumë e vështirë sidomos edhe me këto shira”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.