Starova: Fitore jo aq e lehtë sa duket, renditjen e keqe e trashëguam

Sulejman Starova është i kënaqur nga fitorja e thellë ndaj Lushnjës, por nuk pranon të flitet për fitore të thjeshtë dhe rival të dorëzuar. Trajneri i Partizanit flet edhe për shanset për vendin e dytë, duke u shprehur se Partizani ka djegur dy shanse, por gjithsesi skuadra po rritet.

“Dukej si ndeshje e lehtë, por nuk ishte e tillë. Kishim një mobilizim maksimal dhe për këtë e përdora edhe krahasimin me Realin. Lushnja luajti në Vlorë dhe golin e dytë e pësoi në shtesë, po vazhdon të luajë drejt. Ne nuk bëmë vetëm golat sot, është vazhdim i lojës së mirë, krijuam disa raste për shënim, por edhe Lushnja pati rastin e vet”.

PËRFORCIMET “Dje thashë që skuadra që drejtoj, që nga fillimi i aktivitit në janar, ka bërë një ndeshje më të mirë se tjetrën. Nuk kam çfarë i them në drejtim të shpirtit të lojës. Kemi vuajtur kur shikojmë renditjen, sepse e kemi të trashëguar, por kjo fitore dhe loja na kënaq për momentin”.

FITORJA E THELLË “Jo gjithmonë fitorja e thellë tregon realititen. Golat e shpërndarë në të gjitha ndeshjet më pëlqejnë më shumë. As 5 golat e pësuar në Gjirokastër, nuk tregojnë mbrojtjen më të dobët.

VENDI I DYTË “I kemi llogaritur të gjitha, sepse e shohim gjendjen aktuale të kampionatit. Kemi humbur 2 shanse, dhe jo vetëm prej fajit tonë, por edhe prej faktorëve të jashtëm. Mungesa e tifozerisë, por edhe gabimi njerëzor i Metës në Korçë, kanë bërë që t’i humbasim këto shanse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online