Tirana, mes “parajsës dhe ferrit”

Bardheblutë presin Tomorin, më pas udhëtojnë në Kukës për Kupë dhe Ballsh për kampionat

Gjergji Stefa

Ze Maria ia tha presidentit në sy. “Unë ndeshjen kundër Kukësit e fitova, po nëse ndodh e njëjta gjë dhe në Kukës nuk mund të garantoj kualifikimin”. Halili e di mirë se stafi teknik dhe lojtarët nuk kishin asnjë faj në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës. Gjyqtari Klajdi Kola ishte protagonist negativ. Një penallti e padhënë për bardheblutë dhe më pas menjëherë në aksionin pasardhës karton i kuq për Tiranën. Sikur nuk shkon, ca më tepër kur rasti i kartonit të kuq doli në moviolë që nuk ishte faull fare. Halili nuk është budalla. Gjyqtarët janë praktikisht një federatë më vete. Që nga viti 2014 kur u bë aksioner kryesor i Tiranës i ka joshur pothuajse asnjëherë. Ka vendosur të mos japë para nën dorë. Shumë president e klube e bëjnë. Në përgjithësi gjyqtarët e kanë zët Tiranën, qoftë dhe për këtë arsye. Është si një lloj komunikimi i brendshëm. “Halili nuk paguan nën dorë, përse duhet ta ndihmojmë”. Halili në fakt nuk ka kërkuar asnjë ndihmë, do thjesht drejtësi. “Kështu e pashë”, të thotë gjyqtari. Të gjithë në shtëpi.

Kupa ka qenë realisht një objektiv. Lojtarët e Kukësit nën zë thanë: “këta janë ekip shumë i mirë, nëse do ishin në Superiore do ishin në treshe”. Çfarë vlere ka? Në fund Tirana, nëse nuk kalon në Kupë, rrezikon një sezon pa asnjë të ardhur financiare. Në tryeza është diskutuar dhe gjyqtari i huaj për në Kukës. Me siguri federata nuk do pranojë. Është shumë shpejt.

Një sy te Kupa dhe një sy te kampionati. Ndeshja kundër Tomorit duhet të jetë një formalitet, antipastë para Kupës dhe asaj që ndokush me ndroje ka filluar ta quajë finalja e sezonit. Bylisin.

Në letër Tirana është një kategori më sipër, por në fushë ballshiotët janë gjithnjë aty. Të gjithë shohin Tiranën që fiton me lehtësi, por njësoj fiton dhe Bylis. Ka një skuadër të fortë. Në kampionat Tirana ka 7 pikë më shumë, por rivali një ndeshje më pak. Praktikisht diferenca mund të shkojë plus 4! Pikët në fazën e tretë përgjysmohen dhe tamam tamam diferenca është plus 2. Imagjinoni një humbje në Ballsh javën e ardhshme. Bylis është ekspert i Kategorisë së parë, e njeh mirë terrenin, di të ndërtojë skuadër, por njeh dhe kundërshtarët dhe pjesën “underground”. Kështu që dhe nëse nuk i kanë sytë te Bylis, duhet t’i hedhin. Për pak harruam: Bylisi e mundi Tiranën 1-0 në kryeqytet, rezultatet që Ze Maria e snobon duke gabuar. Në atë ndeshje Tirana nuk luajti mirë, ndërsa Bylis dha një masazh të qartë. Do na kesh gjithnjë aty pas, deri në fund. Në fazën  tretë do luhen tetë ndeshje, nga të cilat dy kundër Bylisit. Ajo fazë në fakt, për vetë formulën, është një formalitet. Të gjithë fitojnë kudo dhe vendosin ndeshjet direkte. Nuk qenka kaq e thjeshtë që Tirana të prenotojë që tani Superioren.

Mes parajsës dhe ferrit do ishte një titull për atë çka Tirana do përjetojë javën e ardhshme. Maksimumi është kualifikim në kupë dhe fitore në Ballsh. Minimum do t’i komplikonte shumë gjërat.

Ze Maria sigurisht që as nuk është vënë e as nuk do vihet kurrë në diskutim, madje nëse i referohesh asaj çka thotë drejtori sportiv Arbi Laçi, ky i fundit, presidenti dhe trajneri janë ulur që tani dhe po mendojnë ekipin e sezonit të ardhshëm. Çka do të thotë votëbesim. Është në fakt trajner interesant. Barra që mori përsipër nuk ishte e thjeshtë. Ca më shumë ato psikologjike. Mjafton një detaj. Në skuadër është dhe djali i presidentit. Dhe ai nuk para luan nga minuta e parë. Grenti është i talentuar sa më s’ka, por trajneri është trajner dhe vendimet e tij nuk kontestohen. Një meritë në menaxhimin e stolit ka dhe Halili. Këtë radhë është shumë i qetë se në të shkuarën. Por, sepse ka gjithnjë një por, analizat vlejnë pak, rezultatet vlejnë shumë. Ze Maria do ishte një mbret nëse kualifikohej dhe fitonte në Ballsh. Por nëse dështon te të dyja, duhet të rrijë purgator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online