Lushnja fiton në fund! Elbasani barazon me Vorën, flet edhe Nevil Dede: Meritonim më shumë, prisja që të fitonim kundër Vorës

Futbolli luhet edhe në Kategorinë e Parë, jo vetëm në Superiore. Lushnja ka arritur që të fitojë me shifrat 2-1 kundër Besës në minutat e fundit. Zisi shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 4, ndërsa Besa barazoi me Perjan në të 87. Kur pritej mbyllja e takimit, Preknicaj nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Në minutën e 4 të shtesës, do të mbyllte gjithçka në 2-1.

Nga krahu tjetër Vora dhe Elbasani janë ndalur në barazim 1-1. Qardaku shënoi golin e parë në të 23 dhe ekipi i Dedes barazoi me Grecën. Pavarësisht shanseve dhe rasteve të krijuara kryesisht nga Elbasani, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Menjëherë pas mbylljes së takimit, ishte Nevil Dede që foli në “MCN TV”:

“Nuk e prisja këtë rezultat sot. Të them të drejtën, unë sot isha përgatitur për të fituar. Kjo ishte një nga ndeshjet më të mira që ne kemi zhvilluar si ekip në transfertë. Kemi pësuar një gol që nuk duhej kurrsesi ta pësonim, shumë elementar, por ia vendos fajin mungesës së përqendrimit dhe orientimit të gabuar. Një barazim mund të quhet edhe një rezultat i mirë, por duke parë mënyrën sesi shkoi historia e ndeshjes, unë nuk jam i kënaqur me këtë rezultat”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online