“Ky gol shkon për Dwamena-n”! Dedikimi emocionues i Mihanës, lojtari i Erzenit i shkaktoi humbjen Tiranës

Erzeni ka shuar disi krizën e rezultateve në ndeshjen me Tiranën. 5 ndeshje kishte pa fitore kjo skuadër dhe në 8 ndeshjet e fundit, kishte fituar vetëm një takim. Megjithatë Erzeni arriti që t’ia dalë kundër bardhebluve falë golit të Mihanës në minutën e 36.

Në pjesën e dytë, Tiranës iu mohuan dy gola me Abazajn dhe Najdovskin. Kryeqytetasit e shtuan shumë ritmin në minutat e fundit të takimit por në disa raste portieri kundërshtar, në të tjera mungesa e konkretizimit dhe e fatit, bëri që Tirana të dilte pa pikë nga ndeshja e sotme. Një nga ato takime ku ishte e shkruar nga fati për të përfunduar kështu… Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Mihana: “Jam shumë i lumtur për golin. Kisha shumë ndeshje që nuk e ndihmoja ekipin me një gol të shënuar. Ia dolëm kundër një ekip të fort. Pavarësisht se flitet se te Tirana nuk po shkojnë mirë gjërat, kjo skuadër ka shumë cilësi. Kujt ia dedikoi golin sot? Ky gol shkon për Dwamena-n”.

Deliallisi: “Kërkoj ndjesë për herën e fundit që nuk dola në intervistë, ishte për arsye shëndetësore, nuk kam moshën dhe as mendjen për të bërë gjëra të tilla që të mos dalë në intervistë. Sot ia dolëm, sakrifikuam, kishim edhe fatin me vete. Erdhi fati që na mungoi gjatë gjithë ndeshjeve të fundit, duhej të kishim marrë më shumë pikë në takimet e kaluara, por fati na mungoi. Na u kthye sot me Tiranën. Sot duhej të ishim cinik, në ndeshjet e tjera kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe nuk kemi marrë pikë”.

Ahmataj: “Ndodh kjo në futboll, një mungesë përqendrimi dhe një goditje standarte, aty vendoset rezultati i ndeshjes. Ne provuam shumë, kishim shumë mundësi për të arritur te goli dhe këtu duhet të punojmë më tepër. Rezultati është një gjë tjetër dhe loja është gjë tjetër, ne nuk çeduam në lojë sot. Për fatin e mirë, ky rezultat nuk erdhi në një moment vendimtar të kampionatit. Nuk ka pse të bëhet dramë kjo humbje, drama mund të bëhet kur luajmë keq dhe nuk kemi ekuilibra. Ne kishim aq shumë ekuilibra sa edhe kur luajtëm për gjithë ndeshjen në sulm, Erzeni nuk na vendosi në rrezikshmëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online