Drejtuesit e klubit kanë dorëzuar në FSHF listën për sezonin e ri futbollistik
Arjan Likja
Lushnja e nis kampionatin në Fier ndaj skuadrës së Vllaznisë, ndërkohë që drejtuesit e klubit kanë dorëzuar në FSHF listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e verdhejeshilëve për sezonin 2017-2018. Pasi stafi teknik ka dhënë “OK”-in për lojtarët që do të luajnë me Lushnjen, lista ka shkuar në zyrat e Bashkisë Lushnje dhe vetë kryebashkiaku Fatos Tushe, njëkohësisht edhe president i klubit, e ka nënshkruar atë dhe më pas është dorëzuar në FSHF. “Sport Ekspres” ka siguruar listën e plotë të lojtarëve dhe ndonëse është cilësuar përfundimtare, priten ndryshime, pas largimit të Ervis Kajës.
NDESHJA – Motivimi në kampin lushnjar para ndeshjes me Vllazninë është në nivelet maksimale, ndërkohë që trajneri Bano po jep udhëzimet e fundit për ekipin e tij, në mënyrë që të marrin tri pikët e para në kampionat. Siç dihet ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse, në “Loni Papuçiu”, por mbështetja e tifozëve të zjarrtë nga Lushnja nuk do të mungojë, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike. Kjo gjë do të ndodhë të paktën deri në javën e shtatë, kur në “Roza Haxhiu” do të vijë skuadra e Laçit. Kjo përballje është programuar të luhet më 15 tetor, duke u plotësuar edhe kushti që të luhet në tapetin e ri pas 45 ditësh nga shtrimi i tij.
LISTA
Portierë: Ibrahim Bejte, Mikel Spaho
Mbrojtës: Elvis Prençi, Alban Byzhyti, Erion Xhafa, Franci Bufazi, Endri Magani, Arber Mone, Kristi Marku
Mesfushorë: Erlind Korreshi, Hermes Shkulaku, Agim Meto, Ledion Ruçi, Orgest Gava, Ledion Taullau, Aldo Vodo, Gentian Çela, Ergys Alushi, Melis Haxhiu
Sulmues: Fatjon Sefa, Mikel Canka, Brunild Pepa, Kledis Branica, Aldo Malaj
Stafi teknik: Artan Bano, Dritan Cuko, Llazar Gjika