Luks i madh i Superiores/ Te Partizani nuk gjen ende vendin e titullarit, do të luajë në Europian

Në Superiore po afrohen gjithmonë e më shumë disa futbollistë që më herët konsideroheshin si luks i madh për elitën e futbollit shqiptar. Mes tyre mund të përmendim lojtarë si Agim Ibrahimi dhe Ferhan Hasani, që zgjodhën përkatësisht që të vazhdonin karrierën me Kukësin dhe Partizanin. Por nëse i pari është duke dhënë kontributin e tij me verilindorët, pavarësisht rezultateve të dobëta, “Buba” nuk ka arritur ende që të fitojë vendin e titullarit edhe për shkak të problemeve nga dëmtimi.

Vlerësimi për këtë lojtar në Maqedoninë e Veriut është i madh dhe këtë e tregon edhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama: “Nëse do të themi në Maqedoni se “Buba” rri në stol te Partizani, nuk do ta besonin dot”. Ndërkohë Ferhan Hasani është përfshirë në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut, me “armaturën” që do të shkojë për herë të parë në këtë kompeticion. Së bashku me Hasanin do të jenë edhe Arijan Ademi, Enis Bardhi, Visar Musliu, Egzon Bejtullai dhe më kryesori, Ezgjan Alioski. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online