Interi ka gjetur akordin me klubi ne Chelsea-t, duke pranuar 115 milionë euro për të lënë të lirë Romelu Lukakun. Palët kanë shtërnguar duart dhe në vijim pritet edhe firma në kontratë për ta bërë gjithçka zyrtare. Sulmuesi belg nuk ka shkuar me ekipin në Parma, por ka qendruar në Milano, aty ku sipas “SportMediaset” po zhvillon një pjesë të vizitave mjekësore për blutë e Londrës.
Megjithase marrëveshja është arritur, udhëtimi për në kryeqytetin anglez mbahet peng nga Edin Dzeko. Interi jep dritën jeshile për largimin përfundimtar të Lukakut në momentin kur në kampin zikaltër të ketë mbërritur zëvendësuesi i tij. Pasardhësi i belgut në majën e sulmit pritet të jetë Dzeko, i cili do të mbërrijë ditën e nesërme në Milano për ta kaluar testet mjekësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/