Lukaku elozhe për Juventusin: CR7 më i miri, por një tjetër bardhezi më “çmend”

Romeo Lukaku shënoi një dygolësh të premten në fitoren e Belgjikës përballë Zvicrës me rezultatin 2-1, duke i dhuruar tre pikë të rëndësishme kombëtares së tij në Nations League. Belgjika vazhdon përgatitjet për miqësoren e së martës kundër Holandës, ndërsa Lukaku jep opinionin e tij për një tjetër ndeshje.

Mançester Junajtid do të presë Juventusin me datë 23 tetor në “Old Trafford” për Champions. Një sfidë spektakolare dhe tepër e rëndësishme për vendin e parë  në grup, ndërsa sulmuesi i ekipit të Murinjos ka respekt dhe i frikësohet bardhezinjve. Elozhe për Kristiano Ronaldon dhe “dashuri” për Dagllas Kostën, ndërsa objektivi i Junajtid është vendi i parë në grup.

Ata kanë një projekt të madh dhe nuk ndalen më. Çdo vit tentojnë të përmirësohen dhe të bëhen më të fortë. Kristiano është lojtari më i mirë, por duhet të kemi kujdes dhe nga të tjerët. Dibala po rritet dhe është shumë i fortë, ndërsa është dhe Dagllas Kosta, të cilin e dua shumë. Me Ronaldon bënë një blerje të shkëlqyer, karriera e tij flet vetë. Ai bën diferencën gjithmonë. Do të jenë dy ndeshje të rëndësishme dhe prestigjioze, të cilat duam t’i fitojmë. Jemi në një grup të vështirë, por ne duam të renditemi në vend të parë”, përfundon 25-vjeçari i sulmit të Junajtid.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *