Shumë sportistë shqiptare, edhe pse nuk kanë vëmendjen e futbollit vijojnë që të shkëlqejnë në sporte te tyre. Luiza Gega ka arritur një tjetër hap të madh në karrierën e saj, pasi sot ka arritur që të sigurojë një vend në finalen e Kampionatit Europian që do të zhvillohet këtë të diel në Blerin, pasi u rendit e dyta në baterinë e saj.
Gega garoi në baterinë 2 dhe arriti që të ishte një nga atletet me kohën më të mirë që siguruan kalimin në finale. Kujtojmë që sportistja shqiptare garoi në 3000 metra me pengesa, duke regjistruar një kohë pre 9 minutash e 33 sekondash e 11 të qindtat.
Në finale Gega do të synojë zonën e medaljeve, çka do të ishte një tjetër sukses pas medaljes së Artë në Lojërat Mesdhetare. Të gjithë presim më shumë nga gega, e cila kohën e saj më të mirë e ka 9 minuta e 22 sekonda.