Luhet sfidë me vlerën e kreut, Brdariç kërkon të thyejë statistikat me Laçin: Këtë herë i marrim pikë

Ditën e nesërme luhet një nga sfidat më të rëndëishme të kampionatit, pasi dy nga ekipet që synojnë kreun do të vihen përballë njëri-tjetrit. Vllaznia do të masë forcat me Laçin e Duros. Kurbinasit kanë qenë një kockë e fortë për shkodranët këtë sezon, teksa në dy duelet e para nuk kanë mundur të dalin me pikë nga fusha. Por këtë herë situata do të jetë ndryshe, të paktën i këtij mendimi është Tomas Brdariç. Trajneri I Vllaznisë ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp ditën e sotme, ku është shprehur se këtë herë do të provojnë ti marrin pikë Laçit.

“Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë. Jam shumë i kënaqur prej ekipit dhe nesër besoj se do të japim maksimumin. Vetëm Imami ka probleme fizike, pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë. Kam shumë lojtarë, jam i kënaqur me gjendjen e tyre. Kemi qenë me fat që kemi bërë dy stërvitje në stadium, kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Kush e ka thënë që mund të mungojë edhe Imeri? Sot do të jetë në stërvitje, do e shoh gjendjen e tij fizike dhe do bisedoj me të.

Çdo lojtar nesër duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë shumë e rëndësishme për ne. Është i vetmi ekip të cilit nuk kemi mundur t’i marrim pikë. Nesër do e provojmë t’i marrim pikë, do të jetë dita jonë që do provojmë t’i marrim pikë Laçit.

Dy ndeshje radhazi ndaj Laçit? Jemi të përqendruar te ndeshja e kampionatit. Më e rëndësishme është loja e nesërme ndaj Laçit. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja nesërme e kampionatit. Dëshira është t’i fitojmë të dy ndeshjet, në kampionat dhe Kupë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, të shohim se si do të ecë skuadra“, ka deklaruar Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online