Leksioni u mësua/ Nuk i ndahen gafat as te Shalke, trajneri i jep një mësim Mustafit: I kënaqur me reagimin

Shkodran Mustafi nuk po arrin të gjejë paqe në karrierën e tij vitet e fundit. U largua nga Arsenali pa u mbulua me kritika nga ana e tifozëve, por gabimet vazhdojnë ta përndjekin edhe në këtë eksperiencë të re te Shalke. Në duelin e fundit në fushën e lojës mbrojtësi shqiptar ishte sërish protagonist në sektorin e gafave, teksa me një autogol qesharak i fal fitoren kundërshtarëve.

Për këtë arsye trajneri vendosi t’i jepte një mesim, duke e lënë jashtë skuadrës në ndeshjen e fundit të ekipit gjerman. Leksioni duket se u mësuar nga ana e Shkodran Mustafit, që sipas kreut të stolit të Shalkes, ka reaguar në mënyrën e duhur në stërvitje dhe është emëruar përsëri pjesë e skuadrës.

“Ai tregoi një reagim të shkëlqyeshëm, u stërvit shumë dhe dha gjithçka me përkushtim të plotë. Unë jam shumë i kënaqur me reagimin e tij për emërimin në skuadër”, ka thënë ndër të tjera Dimitrios Grammozis./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online