Luhet për kurorëzimin e sezonit me trofe, Gasperini surprizon Gjimshitin para finales me Juventusin

Mbrëmja e sotme vë përballë njëri-tjetrit Atalantën me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë. Bergamaskët kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer, të cilin dëshirojnë ta kurorëzojnë në fund me një trofe. Skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku nuk mundojnë surprizat nga ana e Gasperinit.

Trajneri italian ka befasuar Berat Gjimshitin, duke e lënë jashtë 11-shes titullare. Megjithëse ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit të Atalantës përgjatë gjithë vitit, Gasperini ka menduar të mos e hedhë në fushë nga minuta e parë mbrojtësin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *