Luhet java e shtatë, sfida interesante nga Gjirokastra në Laç

Java e shtatë e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, ndryshe nga të gjitha ndeshjet e mëparshme të këtij edicione. Takime mjaft interesante do të luhen mesditën e sotme. Në orën 13:45 do të jenë gjashtë ekipe që të do të zbresin në fushë.

Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë skuadrën e Kamzës. Bluzinjtë kanë marrë vetëm 3 pikë këtë edicion dhe e shohin veten në vendin e  fundit të klasifikimit. Pas suksesit të fundit në shtëpi ndaj Teutës, të besuarit e Mezanit duan të marrin një tjetër sukses para tifozerisë së tyre. Mungesë e rëndësishme për këtë takim është ajo e kapitenit Ramadani, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Skuadra nga periferia e kryeqytetit ndonëse ka 3 pikë më shumë në renditje, nuk ka mundur q të marrë më shumë se 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, skuadra nën drejtimin e Klodian Duros ka marrë vetëm dy humbje minimale dhe është një skuadër që në përbërje ka mjaft cilësi. Sebino Plaku është në pikëpyetje, pasi edhe në takimin me Laçin la i dëmtuar fushën e lojës, ndërsa mungesë e konfirmuar është ajo e Orjad Beqirit.

 

Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër
LUFTËTARI – KAMZA

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapa, Rapo, Miloslavljev, Radoviç, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Orelesi, Malaj, Mehmeti, Zisi, Fukui, Martinena. Trajner: Klodian Duro.

Gjyqtarë: Andi Koci, , Astrit Mahmuti, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri.

Delegat: Petrit Brahja ; Vëzhgues: Pajtim Aliko.

 

Në Fushë-Krujë luhet një ndeshje shumë delikate. Kastrioti dhe Tirana janë dy skuadrat që një edicion më parë luajtën në Kategorinë e Parë, ndërsa dot do të sfidojnë njëra tjetrën në elitë. Skuadrat nuk janë në një moment aspak të mirë, me bardheblutë që nuk po mundin të largojnë trajnerin Ze Maria.

Kastrioti u mund thellë 4-0 në ndeshje  e fundit ën Vlorë, ndërsa bardheblutë humbën minimalisht derbin me Tiranën. 24 herë kampionët e vendit kanë vetëm 1 pikë më shumë se krutanët dhe nëse dështojnë edhe në këtë sfidë atëherë do të jenë në një krizë të vërtetë.

Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë
KASTRIOTI – TIRANA

Kastrioti: Puja, Domgjoni, Çela, Stijepoviç, Husein, Mziu, Shehu, Henri, Roxher, Bardhi, Marku. Trajner: Elvis Plori.

Tirana: Lika, Doka, Berisha, Turtulli, Hoxhallarë, Hasani, Daja, Maveje, Sentamu, Blazhevski, Kobina. Trajner: Ze Maria.

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Maringlen Llukmani Olsid Ferataj.

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues : Fiqiri Haxhiraj

 

Në Laç vizitor është Flamurtari, i cili reagoi pas dy humbjeve dhe mundi Kastriotin me rezultatin 4-0. Në shtëpinë e bardhebluve vlonjatët do e kenë mjaft të vështirë, pasi kurbinasit janë e vetmja skuadër e cila ende nuk e njeh shijen e humbjes.

Laçi arriti që të merrte një fitore në sekondat e fundit në ndeshjen me Kamzën dhe sot do të tentojë që të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe ruajë ecurinë pa humbje.

Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Laçit”, Laç
LAÇI – FLAMURTARI 

 

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Altiparmakovski. Trajneri: Artan Mërgjyshi.

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Siljanovksi, Pollozhani, Musta, Useini, Beqaj, Hyseni, Batha, Bushiç, Torasa. 

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtari: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Mateo Sadikaj, Eldorjan Hamiti.

Delegat: Astrit Maci Vëzhgues: Mhill Shkembi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *