Formacionet zyrtare, Kosovë U21-Shqipëri U21/ Debuton një 17-vjeçar, kuqezinjtë të gjithë në sulm për të synuar ëndrrën

Kosova U-21 do të ndeshet me Shqipërinë U-21 pak momente më vonë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2021. Të dyja skuadrat gjenden fill njëra pas tjetrës në renditjen e përgjithshme, ku kuqezinjtë mbajnë vendin e 3-të me vetëm 2 pikë më tepër se dardanët dhe kanë ende shpresë për të zënë vendin e dytë në grup, që i dhuron kualifikimin për më tej.

Por për të mbërritur deri në këtë pikë duhet fitore mbrëmjen e sotme, për të luftuar gjithçka për gjithçka në ndeshjen e fundit me Anglinë. Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë. Prekazi ka vendosur në majën e sulmit Mustafën dhe Idrizin, ndërsa në kampin kuqezi është zgjedhur një formacion sulmues 4-3-3, me Malën, Muçin dhe Tucin përpara portës së Kosovës.

Gjithashtu vjen edhe debutimi i kapitenit të Kombëtares U-17, Mario Mitaj. Pasi provoi për herë të parë fanellën e ekipit A të Aekut të Athinës në moshën 17-vjeçare, tashmë ngjit hapat edhe në Kombëtare, duke luajtur për Shpresat. Në fushë nga minuta e parë do të jetë edhe lojtari i shumëpritur, Albion Ademi, që ka shpërthyer me gola këtë sezon në elitën e Finlandës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online