Luftëtari shans për t’i ikur fundit, Laçi “luftë” krizës

Luftëtari dhe Laçi përballen sot prej orës 14:00 në Gjirokastër dhe ky takim do të luhet pa praninë e publikut. Bluzinjtë duan tre pikët që të largohen edhe më shumë nga fundi i tabelës, kurse Laçi për të rigjetur rrugën e fitoreve pas dy disfatave në ndeshjet e fundit. Të dyja ekipet janë më të plota para kësaj ndeshjeje.

Luftëtari ka gati Liçajn, por edhe Aleksin. Ky i fundit do të jetë në stol sot. Pikëpyetja më e madhe për formacion bluzi është Xhekson, i cili ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Sot do të vendoset nëse braziliani luan apo jo. Te Laçi rikthehet Redon Xhixha në formacion. Elvi Berisha është ai që ulet në stol. Nikola Eller dhe Jon Mersinaj janë rikuperuar dhe janë bashkuar me ekipin, por nuk do të jenë titullarë.

Sa i takon arbitrave të kësaj ndeshjeje, Klodian Shahini i kolegjiumit të Durrësit është përzgjedhur kryesor. Nuri Rrapaj dhe Mateo Sadikaj do të jenë asistentë të tij, kurse gjyqtar i katërt është Laver Alla.

Kategoria Superiore – Java 11

E shtunë, më 3 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari-Laçi

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Rapa, Rroca, Radoviç, Milosavljev, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani

Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Altparmakovski. Trajner: Migen Memelli

Gjyqtarë: Klodian Shahini, Nuri Rrapaj, Mateo Sadikaj, Laver Alla

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Kastriot Xhaferraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *