Osmani-Muzaka, Skënderbeu pret përgjigjen përfundimtare

Te Skënderbeu ka filluar puna për ekipin e rij dhe ajo që i shqetëson ende drejtuesit e tij është përgjigja që po vonojnë disa nga titullarët. Kanë mbetur pa kontratë Tefik Osmani dhe Gjergji Muzaka, të cilët kanë zhvilluar disa herë bisedime me drejtuesit e klubit.

Dy lojtarët në fjalën kanë marrë ofertën nga klubi korçar, por nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë për të ardhmen e tyre. Dëshira është për të qëndruar, por në këtë mes hyn ana financiare. Garancia e Skënderbeut ka qenë maksimale ndaj tyre dhe në rast se do të rrezikojnë deri në fund të vitit, nëse fitohet çështja në CAS, ata do të shpërblehen me shifra të majme financiare.

Deri në fundjavë është e sigurt që Muzaka dhe Osmani do ta kenë dhënë përgjigjen e tyre përfundimtare. Nëse pranojnë të qëndrojnë me fanellën bardhëkuqe, do të jenë dy lojtarë me shumë peshë te Skënderbeu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online