Luftëtari, për 3 pikët e shpresës ndaj vlonjatëve

Fusha dje ka qenë në gjendje të mirë, ndërsa fakti që ndeshja luhet në dot pune pritet të ndikojë në numrin e tifozëve të pranishëm në stadium  

Gëzim Beqiri

Luftëtari ka zhvilluar dje stërvitjen përmbyllëse për ndeshjen e sotme me Flamurtarin. Për rreth një orë, por edhe më shumë, pasi futbollistët kanë vepruar me dëshirën e vet, pa u sforcuar, stafi gjirokastrite ka dhënë udhëzimet e fundit për këtë ndeshje delikate, që starton në orën 13.00. Një fitore ndaj vlonjatëve e bashkon Luftëtarin me pikë me Vllazninë, por nuk është se në vazhdim nuk do të kërkojë të grumbullojë sa më shumë pikë. Nga gjirokastritët do të kërkohet me të gjitha mundësitë ajo që mund të konsiderohet fitorja e shpresës për t’i shpëtuar rënies nga Superliga. Në takimet e fundit është parë qartë se Luftëtari luan mirë, por nuk shkon te goli, një e metë që duhet korrigjuar patjetër. Gabon në mbrojtje në momente të veçanta, pasi i mungon përqendrimi dhe këtë defekt stafi është munduar ta rregullojë gjatë javës. Ndaj Flamurtarit gjirokastritët kërkojnë të kenë edhe fatin në anën e tyre, për të mos goditur shtyllat e portës kundërshtare. Trajneri Hasan Lika vazhdon t’i besojë atij formacioni që ka nxjerrë në fushë edhe në takimet e mëparshme.

Në mungesë të mbrojtësit Zguro, sot do të luajë uruguaiani Toledo, aktivizimi i të cilit do të sjellë të tjera ndryshime në mbrojtje. Rapa do të spostohet në të majtë. Shtyrja e ndeshjes nga e shtuna në të hënën u dha mundësi disa futbollistëve të rikuperohen plotësisht dhe të jenë të gatshëm për t’u aktivizuar, sidomos Bregut dhe Abazajt. Si zakonisht, trajneri Lika nuk e ka bërë me dije formacionin, por është e lehtë të mësohet nga mënyra si i vendosi dje futbollistët në ndeshjen mes tyre. Ka munguar dje konferenca e zakonshme për shtyp.

FUSHA-TIFOZËT – Nëse shtyrja e ndeshjes dy ditë ka ndikuar në rikuperimin e disa futbollistëve, ajo ndikon për keq te tifozët. E hëna është ditë pune dhe kështu do të ulet numri i sportdashësve në stadium, sepse nxënës dhe të punësuar do ta kenë të vështirë ta ndjekin ndeshjen. Fusha e stadiumit, e përmbytur ditën e shtunë, dje ka qenë në gjendje të mirë, pasi punonjësit e saj kanë punuar shumë. Dje ka përfunduar rregullimi i dekorit rreth pistës dhe vizimi i fushës, sepse do të luhet në orën 13.00 dhe duhet vënë në gatishmëri një ditë para. Nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar për hyrjen e tifozëve në stadium, por mundet të veprohet si në javët e tjera, ku hyrja do të jetë falas, me përjashtim të tribunave qendrore A dhe B. Në këto tribuna hyrja kushton 200 leke.

Formacioni i mundshëm i Luftëtarit, 4-2-3-1

Ruçi – Toledo, Beqiri, Zeqaj, Rapa – Aleksi, Rroca – Bregu, Ramadani, Abazaj – Lamçja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online