Luftëtari pret Kastriotin në fundjavë dhe gjirokastritët do kërkojnë të marrin pikët e plota. Bluzinjtë e mbyllën vjet në vendin e tretë dhe synojnë të kapin sërish zonën europiane, ndaj edhe ikët e plotë në ndeshjet brenda janë detyrim në njëfarë mënyre.
Ndaj krutanëve trajneri Millosh Kostiç do të ketë një mungesë të sigurt. Qendërmbrojtësi Ivan Jakovljeviç është operuar dhe ende nuk është gati plotësisht. Mbrojtësi serb me pasaportë të Kosovës po vijon me përgatitjet dhe shumë shpejt do të jetë në formën më të mirë.
Mbetet për t’u parë gjendja e mesfushorit Eduart Rroca, i cili nuk luajti në ndeshjet e Europa League për shkak dëmtimi. As në takimin e fundit miqësor me Bylisin nuk ishte në fushë.