Luftëtari ndahet me Likën, drejt Europës me shumë pikëpyetje

Qetësi te Luftëtari, pak ditë pushim para nisjes së përgatitjeve për pjesëmarrjen historike në Europa League. Megjithatë, është një moment i çuditshëm, sepse skuadra është dobësuar nga largimi i emrave si Abazaj e Bregu.

Jo vetëm kaq, por tashmë skuadra gjirokastrite është edhe pa trajner. Hasan Lika ka mbyllur kontratën me Luftëtarin dhe ende nuk ka pasur asnjë bisedim për rinovim.

Nuk dihet çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, por duket se të Luftëtari mendojnë për trajner të ri, edhe pse Lika ka bërë diçka madhështore këtë sezon, duke e marrë ekipin në krizë të thellë sidomos psikologjike dhe duke e drejtuar për në Europa League.

Në këtë mënyrë, pas Gentian Mezani, largohet edhe një tjetër trajner i suksesshëm këtë sezon, ndërsa mbeten të paprekur vetëm Ilir Daja dhe Peter Pakult.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online