Mbyllet odiseja, Ze Maria qëndron te Tirana

Më në fund, pas shumë ditësh pezull dhe me shumë aludime e bisedime, Tirana dhe Ze Maria kanë vulosur gjithçka dhe trajneri brazilian do të vijojë zyrtarisht me bardheblutë.

Sot presidenti Refik Halili ka gjetur akordin me trajnerin Ze Maria për të rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme, njofton Tirana në faqen e vet zyrtare.

Gjithashtu, rinovojnë edhe ndihmëstrajneri Marko Aurelio dhe përgatitësi atletik Rafael Kosta.

Në këtë mënyrë, mbyllet një çështje e rëndësishme dhe tani e tutje Tirana duhet të mendojë vetëm për ndërtimin e një skuadër cilësore. Natyrisht, së pari duhet zgjidhur edhe çështja Muzaka, me mesfushorin që pret të paguhet. Ka pasur bisedime dhe Tirana i ka propozuar disa alternativa futbollistit të Skënderbeut, ndërkohë që ka pasur ndërhyrje edhe nga FSHF-ja për këtë çështje, ndaj me shumë gjasa çështja do të zgjidhet shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online