Luftëtari “mbyll” merkaton: Për Bregun flasim në janar

Lajmi i publikuar sot në lidhje me një marrëveshje verbale për një transferim të mundshëm të Dejvi Bregut nga Luftëtari te Flamurtari ka shqetësuar jo pak drejtuesit e Luftëtarit dhe pse jo, edhe vetë Bregun. Është një moment delikat i sezonit dhe Luftëtari luan disa ndeshje me shumë rëndësi deri në fund të vitit, duke nisur nga sfida në Kamzë këtë fundjavë, ndaj merkatoja në këtë moment nuk duhet të jetë në qendër të vëmendjes.

Flamurtari, por edhe klube të tjera, shqiptare e të huaja, interesohen për Bregun, por vlonjati nuk ka ndërmend të merret me këto çështje deri në ndërrimin e viteve, ashtu si Luftëtari, që ka dalë me një komunikatë për mediat sot, duke sqaruar gjithë tymnajën e sotme.

Pavarësisht se merkatoja akoma nuk është hapur zyrtarisht ne klubin tonë kanë mbërritur disa oferta për lojtarin Dejvi Bregu, ju bëjmë me dije se klubi do t’i shqyrtojë këto oferta vetëm pas përfundimit të kësaj faze. Luftëtari dhe lojtari janë të fokusuar vetëm tek ndeshja e radhës, pasi kjo është një ndeshje vërtet e rëndësishme dhe të gjithë janë të përqendruar për të marre maksimumin në Kamëz!!”.

Mesazhi është i qartë: Na lini rehat, të mendojmë për futbollin e luajtur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *