Luftëtari mbyll çështjen Bojom, mbrojtësi është paguar

Para pak ditësh bëri bujë lajmi se mbrojtësi Edi Bojom kishte fituar gjyqin në FIFA ndaj Luftëtarit dhe duhej të paguhej në shifrën e 17 mijë eurove, që shkonin thuajse 18 mijë me shpenzimet gjyqësore dhe interesat.

Bojom e kishte fituar gjyqin që në shkurt, por në Gjirokastër nuk nxituan, duke i marrë gjërat më nge, ndoshta edhe duke mos u njoftuar në kohë.

Megjithatë, FIFA paralajmëroi me procedim disiplinor dhe kjo ka vënë në lëvizje Luftëtarin, që ka paguar gjithçka, edhe pse presidenti Tavo pretendonte se shifra që i detyrohej Bojomit ishte shumë më e vogël.

Tashmë Bojom është shlyer dhe Luftëtari është i qetë, edhe pse nuk dihet ende nëse Disiplina në FIFA mori ndonjë masë ndëshkimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *