Luftëtari “all in”, Flamurtari i Dajës pa Torasën

Luftëtari ende nuk ka marrë pikë këtë sezon. Kastrioti dhe Laçi kanë qenë skuadrat që i kanë mposhtur gjirokastritët. Sot ata përballen me Flamurtarin. Në Gjirokastër nuk mendojnë për rezultat tjetër veç fitores. Mungesat janë disa, teksa Rroca dhe Jakovjeviç do vijojnë të mungojnë, ndërkohë që edhe braziliani Xhekson është i pezulluar.

Demo e zëvendëson, ndërkohë që lëvizja tjetër në formacion është ajo e aktivizimit të Radoviç nga minuta e parë. Kundër Laçit ishte Ceka titullar. Edhe Flamurtari në krahun tjetër ka një mungesë të rëndësishme në formacion.

Agustin Torasa, i cili asistoi për Allën në fitoren kundër Kukësit, është i dëmtuar. Gjatë këtyre ditëve ai ka bërë terapi në kryeqytet, por nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë. Daja mund të ndryshojë diçka në skemë, pasi në emra vetëm një lëvizje mund të bëhet. Useini pritet që të jetë titullar sot.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3

E shtunë, më 1 shtator, ora 16:45
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari: Ruçi – Liçaj, Rapa, Janiçiç, Demo – Aleksi, Ramadani – Radoviç, Ymeraj, Milosavljev – Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç

Flamurtari: Koliçi – Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli – Batha, Useini, Deliaj – Hyseni, Musta, Bushiç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online