“Luftëtarët” e sëmundjes së keqe, Rus: Mezi po pres të takohem me Açerbin

Ajntrahti i Frankfurtit do të presë nesër Lacion në Gjermani për ndeshjen e Europa League. Një ndeshje e fortë dhe e rëndësishme për të dy ekipet, sepse një përballje italo-gjermane nuk mund të jetë ndryshe, dhe një ndeshje speciale për Marko Rus dhe Françesko Açerbin.

Të dy lojtarët kanë histori të njëjta, kanë fituar një nga betejat më të rëndësishme, atë me jetën, pasi të dy kanë mposhtur kancerin e testikujve. Marko Rus është një simbol i Ajntrahtit. 33-vjeçari është pjesë e ekipit që nga mosha 10-vjeçare, ndërkohë që është aktivizuar për dy sezone dhe me Volfsburgun. Rus po kryente një kontroll antidoping në majin e vitit 2016, kur zbuloi rastësisht sëmundjen e keqe.

Mjekët i këshilluan operacionin emergjent, por “luftëtari” gjerman kishte një tjetër mision në fillim. Ai e shtyu ndërhyrjen kirurgjikale dhe vendosi të luante në ndeshjen e “play-off” për të qëndruar në Bundesligë. Pasi mposhti Nurenbergun, ai fitoi dhe luftën me jetën. Të njëjtën gjë ka bërë dhe italiani i Lacios dhe të dy kanë arritur të rikthehen të luajnë futboll në nivele të larta.

Marko Rus

Ndeshja e nesërme nuk do të jetë një sfidë midis tyre, por thjesht një takim mes dy “luftëtarësh”. Gjermani e di më mirë se kushdo se çfarë ka kaluar Açerbi dhe e kundërta. Rus mezi po e pret takimin me Açerbin dhe dëshiron të ndërrojë bluzën me të në fundin e ndeshjes.

Françesko Açerbi

Mora vesh historinë e Açerbit dhe u emocionova shumë. Jam i lumtur të luaj kundër Lacios, një ekip me traditë të madhe, por jam më i lumtur për faktin që do të takoj Françeskon. Dua të ndërroj bluzën në fund të ndeshjes me të. Presim një Lacio të zemëruar nga humbja në derbi. Janë ekipi më i fortë i grupit dhe mund të fitojnë Europa League. I frikësohem Imobiles, por ky turne na jep ndjesi speciale dhe duam të vazhdojmë të luajmë sa më gjatë”, përfundon Marko Rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online