Luftë nervash te Bajerni, Rumenige: Levandovski s’na bën dot presion

Shefi i klubit të Bajernit Karl-Hainc Rumenige ka përdorur një intervistë me medien bavareze “TZ” për t’i dërguar një tjetër mesazh sulmuesi polak Robert Levandovski, i cili gjatë muajve të fundit ka pasur jo pak fërkime me kryesinë e klubit bavarez.

“Bajerni është një klub i madh që në ndryshim nga klubet e tjera në Gjermani nuk dorëzohet përballë çdo lloj oferte, pasi objektivat tanë sezonalë janë më të rëndësishëm sesa paratë”, tha Rumenige.

Në intervistë Rumenige thumbon edhe rivalët e Dortmundit të cilët nën presionin e ofertave të majme nga Barcelona dhe Arsenali shitën yjet e skuadrës, Usman Dembele dhe Pierr-Emerik Obamejang. Numri 1 i kampionëve të Gjermanisë është një superfuqi në Gjermani me diferencë të frikshme nga rivalët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *