“Luftë e ftohtë” me Çanin, Partizani i bën dalje sulmuesit

Një ndër risitë e Partizanit në listën e Europa Leagues është lënia jashtë e sulmuesit Edgar Çani. Emri i lojtarit nuk figuron në listën e skuadrës së kuqe që u dorëzua nga drejtuesit në UEFA. Futbollisti nuk ka bindur shumë me përformancat e tij, por nuk mendohej që do të nxirrej jashtë ekipit.

Skuadra e kuqe ka përfshirë afrimet e fundit në listën zyrtare që dërgoi në UEFA, ndërsa mungoi emri i sulmuesit shtatlartë. Kjo lëvizje është mesazh i qartë nga drejtuesit e kuq për Çanin se ai nuk është më i dëshiruar në kryeqytet, por duhet të mundohet që të gjejë një skuadër tjetër.

Rroga e tij e majme dhe kontributi i tij i vogël nuk i pëlqejnë aspak drejtuesve. Sulmuesi ishte pjesë e listës për fazën përgatitore në Ohër, por mbrëmë nuk u përfshi te skuadra që do të përballojë Europën. Problemet e Çanit dhe drejtuesve dalin në pah, por si duket as trajneri Skënder Gega nuk e do lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online