Titulli kampion i përket Mançester Sitit dhe ky komoditet i jep mundësinë Guardiolës të eksperimentojë me lojtarët që do të hedhë në fushë. Një surprizë ka qenë emërimi i Skot Karson titullar në kuadradit e “qytetarëve”. Portieri 25-vjeçar ka marrë një dhuratë të bukur nga trajneri spanjoll, teksa debuton me ekipin e Sitit.
Por për tu rikthyer përsëri mes shtyllave në elitën e futbollit anglez i është dashur të presë plot 10 vite. Përballë tij në fushën e lojës gjen po të njëjtin kundërshtar me të cilët ndan kujtimet e fundit në Premier League, Njukastëllin. Megjithatë këtë herë situata ndryshon tërësisht për të, pasi në lojë hyn me petkun e kampionit dhe kundërshtarët e nderojnë me tunelin e duartrokitjeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/