Luajti ndeshjen e fundit me skuadrën, Lushnja falenderon Mikel Cankën për kontributin e dhënë

Ajo e djeshmja ndaj Pogradecit ishte e fundit e Mikel Cankës me fanellën e Lushnjës. Lojtari do të lërë Shqipërinë për tëë vijuar jetën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë kontributi i tij do të mbahet mend gjatë nga tifozët dhe vetë klubi. Laguanarët kanë falenderuar Cankën përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, ku tregojnë mirënjohjen për atë që futbollisti ka dhënë ndër vite pëër fanellën e këtij ekipi. Me golat e tij jo pak herë i ka falur emocione të gjithë tifozëve si dhe i ka dhuruar pikë skuadrës. një largim ky, mungesën  e të cilit Lushnja do e ndjejë në fushë.

“Mikel Canka , ky emër kaq i dashur për tifozët … MC ky njëri që dha shpirtin për fanelën tonë … E trishtushme kur e mendon që dje ishte ndeshja e fundit për ekipin e zëmrës tënde. Sa do na mungojnë golat , festimet por do na mungoj dhe Canka si njëri !! Zoti ta bëftë mbarë rrugën për në Amerikë .. Lushnja të ka dhe do të ketë në zemër gjithmon !! Padyshim tani , bashk me ne , do jesh ULTRASI numër 1 i ekipit. Faleminderit për gjithçka  … Të priftë e mbara”, shkruan klubi i Lushnjes për Mikel Cankën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *