Formula 1/ Hamilton i pandalshëm dhe barazon rekordin e Shumaker, Ferrari për t’u harruar

Emocionet e Formual 1 janë rikthyer sërish ditën e sotme. Gara në Grand Prix të Hungarisë ka njohur sërish Luis Hamilton si triumfues. I pashqetësuar për gjatë gjithë kohës britaniku hap kështu sërish shampanjën për të festuar, këtë herë për dy motive. Përpos vendit të parë Hamilton ka barazuar rekordin e Mikael Shumaker sa i përket fitoreve në një Grand Prix. Ky ishte i 8-ti triumf në pistën e Hungarisë për Hamilton, po aq sa legjenda gjermane.

Një garë e mirë është zhvilluar edhe nga ana e Verstapen, i cili qendroi në pistë falë punës mbreslënëse të mekanikëve për t’i riparuar makinën e dëmtuar. Më pas belgu bëri kapërcimin nga vendi i 7 në të 3 menjëherë pasi mbaroi xhiroja me makinën e sigurisë, për ta mbyllur në fund me vendin e 2-të garën. Podiumi u plotësua nga Botas, ndërsa Ferrari ishte për t’u harruar me Vetel që e mbyll në pozicionin e 6./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online