Berat Gjimshiti ka luajtur sot ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Atalantës. Një mbrëmje që u bë edhe më e bukur për të pas golit të shënuar kundër Shturmit të Gracit. Një gol vendimtar, i cili përpos fitores, solli edhe kualifikimin e Atalantës nga faza e grupeve të Ligës së Europës. Berat Gjimshiti ka folur për mediat pas ndeshjes, ku ka shprehur lumturinë që ka ndjerë këtë natë.
“Ishte një ndeshje e veçantë për mua. 200 ndeshje me këtë fanellë dhe shpresoj të bëj edhe shumë të tjera. Jam i kënaqur që kam shënuar golin vendimtar në një ndeshje kaq të rëndësishe dhe jemi të gjithë të lumtur, pavarësisht se në pjesën e parë nuk kemi luajtur mirë dhe ata kanë qenë më të zotët. Por ne kemi ditur ta rimarrim garën në dorë”, ka thënë Berat Gjimshiti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/