“Askush të mos flaës, sot ishim tmerr”, Murinjo shfryn pas humbjes në Europë: Nuk më pëlqeu asgjë

Roma u mposht sot nga Sllavia e Pragës me rezultatin 2-0. Verdhekuqtë vënë tashmë në diskutim vendin e parë në grup në kompeticionin e Ligës së Europës. Murinjo është zhgënjyer tërësisht nga kjo humbje dhe këtë e ka bërë të qartë në deklaratën e tij pas ndeshjes. Trajneri i Romës ëshë shprehur se ishte një ndeshje e tmerrshme për ekipin e tij, i cili nuk bëri asgjë në fushën e lojës për të merituar një rezultat pozitiv.

“Beloti foli menjëherë pas ndeshjes, por askush nuk duhet të flasë. Askush nuk duhet të flasë, sepse nuk ka më shumë për të thënë se sa çfarë them unë. Rezultat i drejtë, i merituar për ta në kuptimin pozitiv dhe shumë i merituar për ne, në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. Fola me lojtarët në dhomën e zhveshjes, që është diçka që zakonisht nuk më pëlqen ta bëj, sepse vij me adrenalinë.

Duke parë ndeshjen lart (nga tribuna) më bën të arrij me më shumë qetësi. E bëra, ajo që thashë mbetet mes nesh. Dua të jem thjesht i sinqertë, i drejtë ndaj këtyre djemve nga Sllavia që e merituan 100% . Sot ishte ndeshja ku nuk ishim keq, por ishim tmerr. Mendoj se e meritojmë peshën e humbjes”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online