“Luaj me Muriqin sepse është i sigurt për golin“, trajneri i Majorkës flet për të ardhmen e “piratit”:Ja cili do të jetë procesi

Vedat Muriqi ka rilindur në këtë periudhë huazimi në radhët e Majorkës. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në në ndeshjen e tij debutuese, ndërsa deri më tani numëron 4 gola të shënuar dhe një asist të dhënë për shokët e ekipit. Megjithatë, edhe pse statistikat flasin në favor të tij, në klubin spanjoll ende nuk e kanë vendosur përfundimisht nëse do të paguajnë Lacion për kartonin e tij. Trajneri i Majorkës është shprehur se drejtuesit do të ulen dhe do të vlerësojnë nëse ia vlen të investojnë shifrën e 12 milionë eurove për Vedat Muriqin.

“Kemi pesë sulmues të ndryshëm, Muriqi është ai që ka luajtur më së shumti, sepse është i sigurt për golin dhe është shumë i motivuar. Nëse do të paguajmë shumat e dakorduara për ta blerë në verë? Nuk mund të flas për hamendje. Duhet të presim që gjithçka të përfundojë dhe të shohim se çfarë do të bëjmë. Ulesh, planifikon, shikon nëse ia vlen dhe çfarë ndodh me kreditë e kthimit, por edhe nevojat tona. Na kanë mbetur pesë ndeshje dhe nuk mund të flasim për të ardhmen. Duhet të ulemi në fund të kampionatit dhe të shohim se si shkojnë gjërat. Ky do të jetë procesi”, ka deklaruar Havier Agirre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online