“Luaj kudo për Milanin”, Abate synon rinovimin me kuqezinjtë

Ai që cilësohej një bast i guximshëm, për shkak të emergjencës së dëmtimeve, ndaj Lacios në “Olimpiko” rezultoi një lëvizje e goditur. Injacio Abate mund të luajë mjaft mirë edhe në qendër të mbrojtjes. I aktivizuar si qendër e djathtë, në treshen e formuar së bashku me Zapatan dhe Rodriguez, mbrojtësi ekspert u paraqit mjaft mirë.

Një paraqitje përgjithësisht pozitive ajo e Abates, i cili në atë ndeshje mbajti shiritin e kapitenit dhe i riktheu buzëqeshjen trajnerit Gatuzo. Vetë lojtari u shfaq i lumtur për paraqitjen e bërë: “Ishte ndeshja ime e parë, i’a dola mbanë, por kam ende shumë për të përmirësuar. Nuk e di çfarë do të ndodhë në të ardhmen, të shohim. Nëse ekipi ka nevojë, do të jem sërish këtu për të ndihmuar. Kjo është më e pakta, që mund të bëj për këtë fanellë”.

Paraqitja në fushë, mund ta ndihmojë Abaten të ndryshojë edhe të ardhmen e tij te Milani. Kontrata e mbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe deri në këto moment, nga Leonardo dhe Maldini nuk kanë ardhur sinjale për rinovimin. Lojtari nga ana e tij ka dëshirë të vazhdojë të luajë në “San Siro” dhe rikthimi në fushë, pas dëmtimeve të një pas njëshme ishte një konfirmim. MLS amerikane e ka thirrur, por Abate dëshiron vetëm Milanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online