Kapiteni i Brazilit, Dani Alvesh, mori dje një ndër lajmet më të këqija të karrierës, sepse pikërisht në vitet e fundit në nivele të larta do të mungojë në Kupën e Botës.
Brazili i tij shkon në Rusi me synim të vetëm triumfin botëror, pas shumë vitesh në hije, por mungesa e Dani Alveshit do të ndihet, në fushë e sidomos në dhomat e zhveshjes.
Mbrojtësi veteran e mori lajmin dje nga trajneri Tite, i cili u njoftua nga mjeku i kombëtares për dëmtimin e rëndë të kapitenit, duke zyrtarizuar mungesën e tij në Botëror.
Koordinatori i kombëtares tregon: “Dani Alvesh ishte i lënduar, nisi të qante. Megjithatë, u tregua i fortë. Humbasim një lider, humbasim një kampion.
“Na tha që t’u jepnim një mesazh shokëve të skuadrës: ‘Ruani energjitë pozitive, nuk dua që të jeni të trishtuar'”.