Lorenc Trashi tregon dhomën e zhveshjes te Shqipëria pas Kazakistanit: Përgëzuam njëri-tjetrin, tani me kokën lartë

Lorenc Trashi ka luajtur nga minuta e parë edhe ndaj Kazakistanit, duke fituar vendin e titullarit te Kombëtarja. Një pjesë e parë e bazuar vetëm në krahun e ish-lojtarit të Partizanit, që në ndryshim nga Veseli kishte më tepër siguri dhe saktësi me pasimet e dhëna. I pranishëm në konferencën e shtypit pas ndeshjes me Kazakistanin, Trashi tregon edhe atmosferën pas barazimit që lë një shije të hidhur për rezultatin, por jo për lojën.

“Në aspektin individual kam bërë një paraqitje të mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë nuk u luajt shumë nga krahu im, por loja u përqendrua te Veseli. Nuk është se pata shumë aksione individuale që t’i përfundoja me sukses. Sa i përket grupit kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të shfrytëzonim ato rastet më të pastra që t’i finalizonim. Ne u futëm në fushë për të marrë tre pikët, i kishim të gjitha mundësitë tona dhe ishim më mirë se kundërshtari.

Duhej ta kishim fituar, por duke parë se janë edhe tre ndeshje të tjera edhe një pikë është mirë. Në lidhje me debutimin e lojtarëve të rinj mendoj se kanë bërë paraqitje pozitive si Broja dhe Kallaku. Besoj se Kombëtarja ka fituar dy lojtarë shumë të mirë. Kur mbaroi ndeshja ne shkuam në dhomat e zhveshjes, folëm me njëri-tjetrin dhe përgëzuam secilin për lojën e bërë, ndërsa duhet të jemi me kokën e lartë që të marrim maksimumin e pikëve në takimet e mbetura”, u shpreh Trashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online