“Fati më mohoi golin në fund”, Taulant Seferi: Kemi shumë kualitet, Shqipëria e para në grup

Taulant Seferi erdhi nga stoli në ditën e djeshme dhe me vetëm pak minuta në fushën e lojës mund t’i jepte fitoren Kombëtares. Pas një pasimi të bukur që mori nga Armando Broja, sulmuesi i Young Boys do të gabonte i vetëm përpara portierit kundërshtar. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Kazakistanin, Seferi ka treguar forcën e Kombëtares së Shqipërisë në grupin aktual.

“Gjithmonë është kënaqësi kur je i ftuar nga Kombëtarja A e Shqipërisë. Ndiej krenarinë kur jam pjesë e kuqezinjëve, mezi po prisja të futesha në fushë. Kam bërë mirë kur hyra ndaj Kazakistanit, megjithëse nuk kisha fat te ai rasti i fundit. Dua të vazhdoj dhe të punoj fort për të qenë pjesë e Kombëtares. Punoj shumë për të qenë pjesë e formacionit të parë, por është trajneri që vendos se kë ul dhe në stol dhe kush luan nga minuta e parë. Kemi një skuadër me shumë kualitet dhe duhet të dalim të parët në grup”, ka thënë Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online