Lopetegui thyen heshtjen: Perez nuk më dha kohën e mjaftueshme

Hulen Lopetegui arriti kulmin e karrierës së tij duke u bërë trajneri i Real Madrid në verën e vitit të kaluar. Për të marrë “frerët” e skuadrës kampione të Spanjës, teknikut spanjoll iu desh të sakrifikonte Botërorin 2018.

Në një intervistë për “BBC”, Lopetegui flet për herë të parë rreth vendimit për t’iu bashkuar Real Madridit dhe shkarkimin e tij katër muaj pas emërimit.

“Nuk po flija, s’e dija ku ndodhesha. Një ditë isha në Rusi me kombëtaren e Spanjës, ndërsa të nesërmen isha në Santiago Bernabeu në krye të një skuadre të re”.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ishte shumë e vështirë që të mos isha më pjesë e Botërorit. Ishte një ëndërr e imja që kisha punuar fort për ta arritur. Nuk e përjetova mirë vendimin e federatës kisha investuar shumë dhe në aspektin emocional për Botërorin”.

“Patëm një fillim të mirë. Skuadra po luante mirë, por më pas patëm tre javë ku gjithçka na shkoi kundër. Isha i bindur se kjo situatë do të ndryshonte, pasi sezoni i ka situata të tillë, që me kalimin e kohës mund t’i gjesh një zgjidhje”.

“Nuk mu dha koha e duhur. Kjo është mënyra më e mirë për ta shpjeguar se çfarë shkoi keq.  Kam respekt maksimal për trajnerin e ri (Solari) dhe stafin e tij, si dhe për lojtarët. I dua të gjithë. Ata treguan një sjellje të shkëlqyer ndaj meje. Nuk mund të them asnjë fjalë të keqe për Realin. Të jesh trajneri i këtij klubi është një eksperiencë e paharrueshme për çdo trajner. Do doja që të kisha më shumë kohë në dispozicion, por tani më duhet të shoh nga e ardhmja”, përfundoi Lopetegui.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *