Reali i Madridit u duk se do të bënte goditje galaktike pas shitjes së Ronaldos te Juventusi, jo vetëm se skuadra u varfërua ndjeshëm, por edhe sepse në Madrid janë mësuar me goditje të mëdha dhe duan të festojnë edhe në verë.
Megjithatë, e përditshmja spanjolle As raporton se trajneri i ri Julen Lopetegi i ka bërë një kërkesë të veçantë presidentit Florentino Perez.
Ish-trajneri i Spanjës ka kërkuar që të mos vijë asnjë sulmues i ri, pas sipas tij Karim Benzema është titullari dhe alternativa e tij është i riu Borha Majoral.
Ndoshta Lopetegi pret gjëra të mëdha edhe nga brazilianët e rinj Vinicius e Rodrigo, e të dytin që do të transferohet në Madrid në janar.
Megjithatë, një lajm i tillë ka tërbuar tifozët e Realit, që në rrjetet sociale kanë shpërthyer në protesta, duke refuzuar kalimin nga Ronaldo te Benzema e Majoral.